Simovski: Ligji është i qartë, regjistrohen të gjithë ata që kanë shtetësi të RMV-së

Maqedonia

Simovski: Ligji është i qartë, regjistrohen të gjithë ata që kanë shtetësi të RMV-së

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:34
Simovski: Ligji është i qartë, regjistrohen të gjithë ata që kanë shtetësi të RMV-së

Ligji për regjistrim është i qartë, si ata që jetojnë në Maqedoninë e Veriut e si shtetasit që janë në diasporë, do të përbëjnë numrin e përgjithshëm të popullsisë së regjistruar, shprehet drejtori i Entit për Statistikë, Apostoll Simovski, pas kërkesës së liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, se diaspora vetëm duhet të evidentohet.

“Kemi dy kategori qytetarësh që regjistrohen. Njëra është e ashtuquajtura popullsi rezidente, që me metodologji është e definuar në mënyrë precize kush hyn në këtë kategori. Kategoria e dytë është e ashtuquajtura popullsi jorezidente, shtetasit tanë që gjenden jashtë vendit më shumë se një vit dhe të huajt që janë në vend më pak se 1 vit. Të dyja kategoritë bashkë përbëjnë totalin e popullsisë së regjistruar”, tha Apostoll Simovski – Drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.

I pyetur për terminologjinë që diaspora vetëm të evidentohet, Simovski thotë se kjo është çështje politike që u nxit nga parti politike, e nuk e ka ndër mend t’i komentojë.

Hristijan Mickoski, është ai që po kërkon që mërgata vetëm të evidentohet dhe të mos llogaritet si përqindje e popullsisë së përgjithshme të regjistruar, përndryshe, nuk do t’i pranojnë rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat