Gjithsej 1.720 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 1.720 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.720 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 117 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 95 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 46 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 102 pacientë po trajtohen në Veles dhe 86 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 109 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 136 në Prilep, 46 në kovid – qendër në Gostivar dhe 22 në Strugë. 99 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 31 në Koçan, 35 në Kërçovë, 73 në Kavadar, 25 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.720 dhe ka rreth 230 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat