Stevanoviq: Lloji britanez i çon pacientët të qëndrojnë më gjatë në Klinikën për Sëmundje Infektive

Maqedonia

Stevanoviq: Lloji britanez i çon pacientët të qëndrojnë më gjatë në Klinikën për Sëmundje Infektive

Më: 5 prill 2021 Në ora: 23:12
Milena Stevanoviq

Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq thotë se lloji britanez i coronavirusit është pak më ndryshe dhe se i çon pacientët që të qëndrojnë më gjatë në spital.

“Lihet përshtypja se ky lloj i virusit përkeqësohet pas ditës së 13 dhe 14, por edhe në fillim të sëmundjes”, tha Stevanoviq e cila shtoi se pacientët me COVID-19 tani shërohen më gjatë.

Ajo theksoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive janë përmbushur kapacitet/

“Komunikimi dhe koordinimi me Kovid Qendrat është pa ndalë dhe funksional 24 orë. S’ka pasur pacient pa COVID-19 i cili ka kërkuar ndihmë”, tha Stevanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat