Paditet një 16-vjeçar, tentoi të tërheq kredi me letërnjoftim të vëllait

Maqedonia

Paditet një 16-vjeçar, tentoi të tërheq kredi me letërnjoftim të vëllait

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Ndaj një 16-vjeçari nga Kumanova, është parashtruar padi penale për shkak se dyshohet, se duke keqpërdorur letërnjoftimin e vëllait më të madh, ka tentuar të tërheqë kredi nga një bankë.

“SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër një 16-vjeçari nga një fshat i Kumanovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”.

Më 03.03.2021, i denoncuari në shoqatën financiare e ka dhënë letërnjoftimin e vëllait të vet, më të mëshuar se ai.

Me qëllim që të tërheq kredi, në kundërshtim me kushtet e parapara me Ligj, pa pajtim të tij ka tentuar të keqpërdor dhe shfrytëzojë të dhënat personale të tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat