Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Maqedonia

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:29
Sasho Mijallkovin

Pas publikimit të aktgjykimit për rastin “Thesari”, prokurori Trajçe Pelivanov kërkon që Sasho Mijallkov që t’i caktohet masa e paraburgimit, pas dënimit të tij me 8 vjet burg.

Prokurori shpjegoi se Mijallkov aktualisht është në paraburgim për rastin “Shënjestra-Fortesa”, e cila skadon më 27 prill. Kjo është arsyeja pse ai kërkoi nga Mijallkovit që t’i hiqet paraburgimi për rastin e përgjimit masiv dhe t’i caktohet për rastin “Thesari”.

“Përmes Europolit janë konfirmuar të dhënat se i akuzuari ka leje qëndrimi dhe një adresë të regjistruar në Republikën e Çekisë.

I akuzuari Mijallkov është gjithashtu një person i pozicionuar mirë dhe ai dhe anëtarët e familjes së tij kanë biznese private, gjë që mundëson një jetë të rehatshme në arrati”, tha prokurori Pelivanov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat