Kuvendi i Maqedonisë debatoi për emërimin e një anëtari të KRRE-së

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë debatoi për emërimin e një anëtari të KRRE-së

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:39
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët pasdite e vazhduan seancën e 39-të dhe debatuan për Propozimin për emërim të një anëtari të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Votimi për këtë pikë plotësisht do të caktohet.

Deputetët e pushtetit dhe të opozitës kishin qëndrime kundërshtuese për propozimin Andrej Tasev të bëhet anëtar i KRRE-së. Deputetët e OBRM-PDUKM-së opozitare theksuan se Komisioni Rregullator për Energjetikë ka për detyrë të jetë i pavarur dhe t’i mbrojë konsumatorët, ndërsa jo, t’i mbrojë interesat e LSDM-së. Sipas tyre, LSDM -ja në kundërshtim me ligjin do të vendosë një funksionar partiak për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Bojan Stojanoski konsideron se vazhdon, zbatimi i politikës së paturpshme dhe të pacipë të LSDM-së në energjetikë dhe plotësimi i vendeve kyçe në sektorin energjetik me persona joprofesional dhe jokompetent me përvojë të cilën e kërkon ligji.

“Sipas ligjit për energjetikë, ai që do të propozohet në këtë komision nuk guxon të ketë funksion partiak. I propozuari Andrej Tasev i cili duhet të jetë anëtar i KRRE-së, ulet pranë Zoran Zaevit, por ishte edhe bartës i listës së LSDM-së për Dojranin në vitin 2001 dhe në të dy mandatet ka qenë këshilltar i LSDM-së, që është në kundërshtim me Ligjin. Tasev është edhe në listën e bordit qendror të LSDM-së. Njeriu i cili duhet të bëhet pjesë e KRRE-së ka funksion aktual partiak”, tha Stojanoski.

Ai i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe të gjitha organeve kompetente të mos lejojnë diçka e tillë të ndodh dhe shtoi se ky kandidat nuk i plotëson kushtet të jetë anëtar i KRRE-së.

Deputetët e LSDM-së potencuan se Andrej Tasev është kandidati i vërtetë për këtë vend dhe vërejtjet e VMRO-DPMNE-së për të janë të pabaza dhe joobjektive. Ata theksuan se Tasev ka arsim të lartë përkatës, përvojë pune dhe është profesionist në fushën për të cilën propozohet. Konfirmuan se në dy mandate ka qenë anëtar i Këshillit të Komunës së Dojranit dhe ka punuar, për interesat e të gjithë qytetarëve dhe qe kryetar i Bordit Drejtues të NPKD-së “Komunalec Polin” nga Dojrani i Vjetër.

Seanca do të vazhdojë nesër në mesditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat