Bujqit kërkojnë takim me gjithë liderët për të gjetur zgjidhje

Maqedonia

Bujqit kërkojnë takim me gjithë liderët për të gjetur zgjidhje

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:36
Elmi Aziri

Është hera e tretë që përmes protestës bujqit e Haraçinës dhe të Gazi Babës po bllokojnë bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Shkup.

Bujqit e këtyre dy vendeve kërkojnë dëmshpërblimet e vërshimeve të vitit 2018.

Bujku Xhemal Xhemali që kishte dal për të protestuar tregon dëmet nga vërshimet tre vite më parë.

 “Ka bërë shumë dëme në vitin 2018. Ka bërë dëme, dredhëza kamë pasur dhe mi dëmtoj të gjitha.

I kemi harruar  më, duke na mashtruar jo sot jo nesër”, tha Xhemal Xhemali.

Një bujk tjetër tregon se për shkak vërshimeve e humbi kontratën që kishte me firmë nga Italia.

 “Unë kam pasur në katër vende spec industrial kam pas marrëveshje me një firmë në Itali 60 mijë kg e kamë pasur marrëveshjen për këtë spec special”.

Organizatori i protestës Adnan Hajrullahi thotë  ka kërkuar takim me gjithë liderët politik që të mund të gjejnë një zgjedhje për bujqit e kësaj ane.

 “Ne bujqit e Gazi Babës dhe të Haraçinës ashtu siç thamë ditën e premte që deri ditën e martë do të kërkojmë takime me liderët e partive politike. Deri më sot takim kemi realizuar me katër, kanë mbetur edhe dy për t’i sqaruar kërkesat e bujqve të Gazi Babës dhe të Haraçinës”, u shpreh Adnan Hajrullahi.

Gjatë protestës së sotme, për t’i përkrahur bujqit kishin dal edhe dy deputetët e Koalicionit ASH-AAA,  Elmi Aziri dhe Safije Sadiku. Bujqit vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit. Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat