Sheqerinska nuk do të jetë më numri dy i LSDM-së

Maqedonia

Sheqerinska nuk do të jetë më numri dy i LSDM-së

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:44
Radmilla Shekerinska

Kryeministri dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev konfirmon që Radmilla Shekerinska nuk do të jetë më numri dy në parti, me vendim të saj. Ai tha se bashkë kanë paraprirë procese të rëndësishme dhe se Shekerinska është ndër më meritorët për proceset integruese. Mohoi që kjo të kishte të bënte me përplasje eventuale brenda partisë, pas skandaleve me ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski.

Unë e di që do të vazhdoj të bashkëpunoj me atë. Ajo është mikja ime dhe do të vazhdoj të bashkëpunoj pavarësisht ku do të jetë në të ardhmen, në LSDM ose diku tjetër në shoqëri. Unë, Radmilla dhe një përqindje e madhe e udhëheqësisë jemi marrë vesh se duhet ta rifreskojmë LSDM-në. Këtë ja kemi borgj popullit dhe socialdemokratëve, t’u japim mundësinë edhe njerëzve të rinj, fytyrave të reja- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Paralajmërimin një ditë më parë e kishte bërë vetë Shekerinska.

Pranova një pyetje nga organizata ime komunale a jam kandidat dhe kam thënë që nuk jam sepse vlerësoj se LSDM-ja por edhe skena politike në vend ec përpara kur vazhdimisht prodhon edhe kuadro të reja. Absolutisht, qasja ndaj kongresit duhet të jetë të formojmë politika të reja që do të jenë më të mira- tha Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetare e LSDM-së.

Ajo mohoi që përgatitet për ambasadore në Ushington. Zërat i quajti spekulime. Këtë e hodhi poshtë edhe kryeministri.

Për ambasador vërtetë nuk kemi biseduar. Disa e lidhin këtë për shkak të vendit bosh të ambasadorit në Uashington për një kohë të gjatë por nuk kemi biseduar sepse ajo është ministre e Mbrojtjes dhe nuk është rendi, nuk është e ndershme dhe do të ishte pakujdesi- pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Shekerinska është pjesë e LSDM-së që nga viti 1998. Në periudhën 2002-2006 ka qenë zv/kryeministre kurse në periudhën 2006-2008 ka qenë kryetare e partisë. Në disa mandate ka qenë deputete. Ky është mandati i dytë i saj si zëvendëskryetare në partinë e Zaevit. Kongresi i LSDM-së është më 16 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat