Qafë Thana vetëm për transportuesit, Shqipëria vendosi karantinën për qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

Qafë Thana vetëm për transportuesit, Shqipëria vendosi karantinën për qytetarët e Maqedonisë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Numri i lartë i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut detyroi që Republika e Shqipërisë të vendosë karantinë dy javore për shtetasit që udhëtojnë në Shqipëri, ndërsa në vendkalim, përveç transportuesve të kamionëve, nuk ka persona të cilët kalojnë kufirin.

Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për qytetarët e Greqisë, ndërsa vendimi u sjell më 20 prill dhe do të zgjasë deri më 3 maj.

Maqedonia e Veriut disa herë është ndodhur në listën e vendeve me rrezik të lartë si pasojë e rasteve të mëdha me COVID-19.

Ndryshe, momentalisht në Maqedoni ka 17.128 raste aktive me coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 150.274 pacientë me COVID-19, kurse prej tyre 128.496 janë shëruar dhe 4.650 kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat