Presidenti Pendarovski sot do të takohet me udhëheqësit e BE-së në Bruksel

Maqedonia

Presidenti Pendarovski sot do të takohet me udhëheqësit e BE-së në Bruksel

Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:10
Presidenti, Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot është për vizitë në Bruksel, ku do të zhvillojë takim me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, informojnë nga kabineti i Presidentit të RMV-së.

“Është paraparë që Presidenti Pendarovski tëzhvillojë takim me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell dhe komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheji, me eurodeputetin dhe raportuesin për Republika e Maqedonisë së Veriut, Ilhan Kuçuk, si dhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim. 

Paraditën e sotme, Pendarovski do të takohet me Varjein, Lajçakun dhe Borrellin.

Ndërsa takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel është nga ora 15:30. Presidenti do të takohet paraprakisht me Sassoli dhe Kuçukun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat