Gjithsej 1.237 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 1.237 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.237 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 97 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 60 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 39 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 84 pacientë po trajtohen në Veles dhe 82 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 80 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 75 në Prilep, 22 në kovid – qendër në Gostivar dhe 15 në Strugë. 77 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 17 në Koçan, 25 në Kërçovë, 37 në Kavadar, 12 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.237 dhe ka rreth 670 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat