Rrahje në mes dy familjeve në Shkup, arrestohen disa persona

Maqedonia

Rrahje në mes dy familjeve në Shkup, arrestohen disa persona

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Më 30 prill 2021, oficerët e policia ka ndaluar 10 persona, duke vepruar në bazë të një paraqitje sipas të cilit në orën 20:45 në fshatin Bukoviq ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike me një përleshje fizike midis J.A. (22) dhe S.A. (27), të dy nga fshati Raoviq, nga njëra anë dhe I.P. (57) dhe R.P. (30), të dy nga fshati Bukoviq nga ana tjetër.

Pastaj ata shkuan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për t’u mjekuar. Rreth orës 21.20 disa persona nga familja e J.A. dhe S.A. nga fshati Raoviq shkuan në oborrin e familjes së I.P. dhe R.P. dhe kanë gjuajtur në drejtim të L.P. (25), djali i IP, i cili mori plagë në këmbë dhe u transferua në spitalin “8 Shtatori”.

Të arrestuarit u ndaluan në stacionin policor, ndërsa po punohet për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat