Nesër fillon imunizimi masiv në Maqedoni

Maqedonia

Nesër fillon imunizimi masiv në Maqedoni

Më: 3 maj 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Pas arritjes së 200 mijë dozave nga vaksinat kineze në Maqedoni gjatë javës së kaluar, është hapur mundësi për imunizim masiv nëpër disa vende për të arritur numrin e 20 mijë të vaksinuarve në ditë.

Vendet për vaksinim janë caktuar në Kumanovës, Qendra sportive A1 Boris Trajkovski, Kavadarci, Tetova, Ohri dhe Manastiri me nga një sallë sporti të caktuar për vaksinim masiv.

Në të ardhmen e afërt, sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, do të arrijnë edhe 600 mijë vaksina nga Kina të kompanisë Sinofarm dhe 26 mijë vaksina Pfizer.

Deri tani janë vaksinuar mbi 150 mijë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat