Angellov: Ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik

Maqedonia

Angellov: Ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik

Më: 4 maj 2021 Në ora: 11:29
Stojançe Angellov

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik.

“Zjarri në Galiçnik u shua shpejt, nuk u zgjerua nëpër fshat. Banorët, mysafirët dhe objektet nuk ishin në rrezik. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e zjarrit”, tha Angellov.

Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që zgara të jetë arsyeja e zjarrit.

Sipas tij, era e fuqishme ka krijuar më shumë panik.

“Rrallë ndodh një erë e fuqishme, zjarri ishte në drejtim të fshatit dhe kishte rrezik real që ai të zgjerohet në shtëpitë e para”, tha Angellov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat