Deri në mes të muajit qershor do të prishen ndërtimet në plazhet në Ohër

Maqedonia

Deri në mes të muajit qershor do të prishen ndërtimet në plazhet në Ohër

Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Komuna e Ohrit filloi me aktivitetet për largimin e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dha pajisjeve urbane në Liqenin e Ohrit.

Aktivitetet për largim të ndërtesave do të përfshijë edhe personat juridik edhe ato fizik që kanë marrë Vendim për ndërtim pa leje dhe të njëjtit kanë nuk kanë vepruar sipas vendimeve të dhëna nga inspektorët.

“Me qëllim që të zvogëlohen dëmet, të shmangen shpenzimet shtesë dhe të përshpejtohet procesi i largimit të ndërtimeve, Komuna e Ohrit u bën thirrje pronarëve të këtyre objekteve të veprojnë sipas vendimeve dhe t’i largojnë vet objektet”, thonë nga Komuna e Ohrit.

Ata bëjnë thirrje që objektet që lundrojnë t’i heqin nga bregu në plazhin “Saraishte” që të pastrohet plazhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat