Rashkovski ushqehet me ushqim burgu dhe është i izoluar nga Mijallkov dhe Kamçev

Maqedonia

Rashkovski ushqehet me ushqim burgu dhe është i izoluar nga Mijallkov dhe Kamçev

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:56
Dragi Rashkovski

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski gati një muaj ndodhet në burgun e Shutkës. Drejtori i burgut, Filip Andov për “A1on” thotë se Rashkovski ushqehet me ushqim nga burgu

“Gjendja shëndetësore e Rashkovskit është stabile, është kontrolluar nga mjeku në burg dhe nuk ka probleme shëndetësore. Është thirrur ndihma e shpejtë dhe nuk është kontrolluar jashtë. Po ashtu nuk është e saktë se Rashkovski është në gjendje të përkeqësuar psikologjike”, tha Andov.

Rashkovski është i izoluar nga Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Jordan Kamçev, të cilët po ashtu vuajnë dënimin me burg

“Kontakti mes të burgosurit Dragi Rashkovski me të burgosurit S.M dhe J.K nuk është i mundshëm. Rashkovski nuk është ankuar se po merr trysni dhe kërcënime”, tha Andov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat