Janev: Jemi të gatshëm për dialog dhe zgjidhje praktike në problemin me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Janev: Jemi të gatshëm për dialog dhe zgjidhje praktike në problemin me Maqedoninë e Veriut

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:19
Stefan Janev

Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev në intervistë në Televizionin Nacional të Bullgarisë, komentoi qëndrimin e Sofjes ndaj Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton MIA nga Sofja, Janev përsëriti se qëndrimi bullgar është i formuar me deklaratën e Parlamentin dhe mbetet i pandryshuar.

Ai shprehet i gatshëm për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes për problemin.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime joformale dhe të fillojmë punën praktike për temat”, tha Janev i cili shtoi se Bullgaria vazhdon të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në një paketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat