Gjendja epidemiologjike në Dibër stabile, vetëm një pacient i shtrirë në spital

Maqedonia

Gjendja epidemiologjike në Dibër stabile, vetëm një pacient i shtrirë në spital

Më: 24 maj 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Gjendja epidemilogjike në Dibër, si dhe në nivel të shtetit është stabile.

Kështu vlerëson Baki Alili, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër. Ai tha se në kovid-qendrën në Dibër është i shtruar vetëm një pacient.

“Bëhet fjalë për një grua të moshuar, nga Komuna Qendër Zhupë, e cila ndodhet në mbështetje të oksigjenit përkohësisht. Ky është numri më i ulët, që nga hapja e qendrës në nëntor të vitit të kaluar”, tha Alili.

Ai tha se është optimist për situatën me COVID-19, por bëri thirrje që të vazhdohet me respektimin e masave.

Ai gjithashtu tha se procesi i vaksinimit zhvillohet pandërprerë, duke shtuar se janë përfshirë banorët e të dy komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat