Radev: Maqedonia e Veriut duhet të kërkojë dialog me Bullgarinë

Maqedonia

Radev: Maqedonia e Veriut duhet të kërkojë dialog me Bullgarinë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:41
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në Samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel deklaroi tha se në gjysmën e dytë të qershorit pritet përparim në çështjen e rrugës evropiane dhe nisje të bisedimeve në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por dialogu është niveli më i lartë mes Sofjes dhe Shkupit dhe kjo duhet të vazhdojë sa më shpejt.

“Unë në mënyrë të qartë e thash qëndrimin bullgar. Bullgaria është mbështetësi më i madh i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Bullgaria është miku më i madh i Maqedonisë së Veriut, por rruga deri në perspektivën e tyre evropiane kalon nëpër Sofje dhe kjo duhet të jetë e qarë”, tha Radev.

Sipas tij, udhëheqësia politike në Maqedoni “duhet të stimulohet dhe të kërkojë dialog” me Bullgarinë.

“Po, mbështetja e BE-së është e rëndësishme, por më e rëndësishme është përkrahje e Bullgarisë, dhe për të ndodhur kjo, duhet të ulemi në mënyrë të qetë në tryezë dhe sinqerisht të precizojmë problemet mes neve dhe si mund të zgjidhen”, tha Radev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat