OBRM-PDUKM propozon uljen e TVSH-së së energjisë elektrike nga 18 në 5 për qind

Maqedonia

OBRM-PDUKM propozon uljen e TVSH-së së energjisë elektrike nga 18 në 5 për qind

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet për 15 për qind nga çmimi i tanishëm dhe për të ardhur deri te kjo, OBRM-PDUKM propozon ulje të TVSH-së te energjisë elektrike të faturuara në 18 në 5 për qind.

Ai sot në takim me gazetarët potencoi se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të thotë goditje e fortë ndaj standardit të qytetarëve dhe për ekonominë e vendit.

Propozimi i OBRM-PDUKM-së është ulja e TVSH-së nga 18 në 5 për qind për energjinë elektrike të faturuar.

“Do të presim që ta propozojë Qeveria dhe nëse nuk e bën, ne do të propozojmë si grup kuvendar”, theksoi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat