Turqia lëshoi fletarrest për Sedat Pekerin!

Maqedonia

Turqia lëshoi fletarrest për Sedat Pekerin!

Më: 28 maj 2021 Në ora: 07:28
Sedat Peker

Me kërkesë të Kryeprokurorisë Republikane të Ankarasë në Turqi, është lëshuar një urdhër-arrest për kreun e organizatës së krimit të organizuar, Sedat Peker.

Në njoftim të kryeprokurorisë thuhet se ndaj të dyshuarit Peker është duke u kryer një hetim.

“Për arsye se i dyshuari Reis Sedat Peker është i arratisur jashtë vendit, me kërkesë të Kryeprokurorisë Republikane është lëshuar urdhër-arrest për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

Sedat Pekeri dyshohet në Maqedoninë e Veriut për falsifikim të pasaportave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat