Osmani sot do të prezantojë projektin – Mkartela

Maqedonia

Osmani sot do të prezantojë projektin – Mkartela

Më: 30 maj 2021 Në ora: 10:22
Bujar Osmani

Sot prezantohet projekti Mkartela.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme do ta prezantojë projektin Mkartela.

Projekti është i realizuar në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që kanë të bëjnë me diasporën.

Ai i është dedikuar qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët me punën e tyre dhe arritjet e veçanta në profesionet e tyre kanë kontribuar në promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpër botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat