Bekteshi: Do të kontrollohen pompat e benzinës, matet cilësia e derivateve e naftës

Maqedonia

Bekteshi: Do të kontrollohen pompat e benzinës, matet cilësia e derivateve e naftës

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:03
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është paraqitur para mediave.

Bekteshi ka njoftuar, se Qeveria dhe Ministria tashmë kanë intensifikuar kontrollet në pompat e benzinës dhe depot ku ruhen derivatet e naftës, me qëllim që të matet cilësia e mazutit, dizelit dhe benzinës së importuar në Maqedoninë e Veriut.

“Vendosëm, që nëpërmjet kontrolleve të ashpërsuara, t’u ikim manipulimeve të mundshme me cilësinë e lëndëve djegëse të cilat shfrytëzohen në vendin tonë.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të mbrohen konsumatorët nga manipulimet me derivatet e naftës, por do të mbrohet edhe mjedisi jetësor”, tha Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat