Lukarevska: Radhën e ka BE që të përmbush premtimin

Maqedonia

Lukarevska: Radhën e ka BE që të përmbush premtimin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:23
Sanja Lukarevska

Unë me të vërtetë mendoj se këto sinjale pozitive që po vijnë në këtë periudhë që po dëgjojmë këto ditë të kaluara janë për të mirëpritur. Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë shumë, Qeveria e LSDM-së ka bërë shumë në të gjithë procesin e fillimit të negociatave me BE-në, tha sot Sanja Lukarevska, nënkryetare e LSDM.

“Unë gjithashtu mund të them se ne i kemi përmbushur të gjitha ato kritere për fillimin e një kornize negociuese e cila u konfirmua në vizitën e fundit të Kryeministrit Zaev në Bruksel.

Ne kemi një raport pozitiv, kemi një vendim pozitiv, kemi mbështetje dhe një vendim nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së tani është në fakt Bashkimi Evropian për të realizuar atë që është premtuar, këto janë pritjet”, tha Lukarevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat