Maqedonia mbetet më pak se 5 mijë vaksina, këtë javë priten donacione nga Bullgaria dhe Greqia

Maqedonia

Maqedonia mbetet më pak se 5 mijë vaksina, këtë javë priten donacione nga Bullgaria dhe Greqia

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Në Maqedoni kanë mbetur diku rreth 5 mijë vaksina kundër coronavirusit për qytetarët të cilët duhet ta marrin dozën e parë.

Ministri Filipçe sqaroi se pjesa tjetër e vaksinave ka ngelur për qytetarët të cilët duhet të vaksinohen me dozën e dytë.

“Tani kemi diçka më pak se 5 mijë vaksina që janë shpërndarë në pikat e reja vaksinale. Këtë javë pritet të arrijnë 70 mijë vaksina – 50 mijë nga Bullgaria dhe 20 mijë nga Greqia që me siguri do të jenë vaksina AstraZeneca. Ende nuk kemi vërtetim për llojin e vaksinave”, tha Filipçe.

Ai sqaroi se epidemia po dobësohet dhe ju bën qytetarëve thirrje që sërish të mbesin të kujdesshëm.

“Maska është mekanizëm i mirë. Hiqet edhe ndalesa për grupim. Megjithatë, duhet të merret parasysh se nëse ka grupime të mbajmë maskë. E njëjta vlen për grupimet në shtëpi, të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kemi gjendje stabile megjithatë askush nuk mund të parasheh epideminë”, tha mes tjerash Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat