Shkollat nisën përgatitjet për pagesën e shtesës, në të kundërtën s’mbaron viti shkollor

Maqedonia

Shkollat nisën përgatitjet për pagesën e shtesës, në të kundërtën s’mbaron viti shkollor

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Kërcënimet për bojkot dhe mos përmbyllje të vitit shkollor në afatin e caktuar kanë detyruar drejtorët e arsimit fillor të nisin procedurat për pagesën shtesë të mësimdhënësve me orar të dyfishuar. Drejtori i shkollës fillore “26 korriku” në komunën Shuto Orizarë, Driton Ganiu tha se po bëjnë përgatitjet e fundit për mënyrën e pagesës. Ndërkohë, kreu i Kumanovës, Maksim Dimtrievski tha për Alsat se institucioni që ai drejton nuk mund ta realizojë këtë pagesë për momentin. Sipas Dimitrievskit, bllok dotacionet për arsim nuk janë të mjaftueshme për këto shpenzime.

Nuk ka bojkot e as paralajmërim për bojkot. Problemi nuk është i ri. Komuna e Kumanovës i merr rregullisht bllok dotacionet për arsim dhe të gjitha paratë e kursyera për arsim i riinveston për përmirësimin e kushteve të punës në shkollat fillore dhe të mesme. Deri në këtë moment nuk kemi marr fonde shtesë nga Ministria e Arsimit që të mund të paguajmë punën shtesë të mësuesve – tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov ta se deri në fund të javës do të bëhet e qartë se cilat shkolla do të përballen me bojkot.

Vlerësimet tona janë se nuk janë të mëdha fondet as për shtetin e as për komunat. Është jo korrekte ndaj punonjësve në arsim të cilët gjatë kulmit të pandemisë rrezikuan veten dhe familjet e tyre duke shkuar në punë me prezencë fizike ndërsa si kompensim nuk marrin asgjë – deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Për shkak të pandemisë Covid 19, mësimin me prezencë fizike e realizojnë vetëm nxënësit e klasës së parë deri në të tretë. Në bazë të protokolleve shëndetësore, nxënësit e një klase u detyruan të ndahen në dy grupe, ndërsa mësuesit u detyruan të realizojnë orar të dyfishuar të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat