Policia kufitare e Maqedonisë pranoi donacion nga shteti i Polonisë

Maqedonia

Policia kufitare e Maqedonisë pranoi donacion nga shteti i Polonisë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Policia kufitare pranoi donacion maska mbrojtëse, doreza mbrojtëse dhe dezinfektues nga Qeveria e Polonisë në kuadër të ndihmës së kërkuar përmes Qendrës Koordiantive Euroatlantike për Fatkeqësi pranë NATO-s.

Donacionin sot e dorëzoi ambasadori i Polonisë në Maqedoni, ndërsa donacionin e pranoi drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Arif Asani.

Siç njoftojnë nga MPB, drejtori i BSP-së, Asani falënderoi ambasadorin për donacionin dhe po ashtu falënderoi pjesëtarët e  të shërbimit kufitar polonez të cilët bashkërisht me policinë e Maqedonisë marrin pjesë në operacionet e përbashkëta për forcimin e kufirit jugor e që ka të bëjë me emigrimin ilegal.

Ambasadori theksoi se ky aktivitet është realizuar me nismë të presidentit të Polonisë në bashkëpunim me Qeverinë e Polonisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat