Bezhovska: E rëndësishme është realizimi i investimeve kapitale

Maqedonia

Bezhovska: E rëndësishme është realizimi i investimeve kapitale

Më: 31 maj 2021 Në ora: 19:10
Anita Angellovska Bezhoska

Guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska në emisionin ’24 analiza’theksoi se ka rast të investimeve kapitale dhe buxheti parasheh rritje për rreth 50%.

Sipas saj është shumë e rëndësishme të realizohen investimet kapitale për shkak se janë katalizator i ndryshimeve pozitive.

“Investimet kapitale Kanë efekte të ndryshme, ndikojnë në tregun e punës, në veprimtaritë tjera në sektorin privat”, tha Bezhoska.

Ajo theksoi se vitin e kaluar ka pasur 200 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta ndërsa sivjet pritet të ketë investime prej rreth 300 milionë eurove.

Bezhoska shtoi se kjo shifër është e vogël dhe për këtë shkak gradualisht po rikthehemi në nivelin para pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat