KSHZ filloi me zgjedhjen e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale

Maqedonia

KSHZ filloi me zgjedhjen e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme filloi me zgjedhjen e rastësishme të kryetarit, zëvendësit, anëtarëve dhe zëvendësve në Komisionet Zgjedhore Lokale për për zgjedhjet lokale.

Gjithsej do të zgjidhen 810 anëtarë të KZL dhe në Komisionin Zgjedhor të Bashkisë së Shkupit. Çdo Komision Zgjedhor Lokal numëron 10 anëtarë, ndërsa 30% prej tyre duhet të jenë gra.

KSHZ sot miratoi edhe Rregulloren dhe metodologjinë për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre.

Në vendet ku jetojnë më shumë se 20% të qytetarëve nga bashkësitë tjera zgjedhje do të bëhet sipas përkatësisë etnike sipas regjistrimit të zbatuar të vitit 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat