​6 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​6 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 6 vdekje dhe 19 raste të reja me koronavirus.

Me këtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.435 ndërsa numri i rasteve në 155.364.

Instituti i Shëndetit Publik në Shkup sot regjistroi 26 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 148.872.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është 1.057.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.456 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 804.728 teste në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat