Qeveria e RMV-së miratoi konstatime shtesë për kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar

Maqedonia

Qeveria e RMV-së miratoi konstatime shtesë për kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Qeveria në seancën e sotme të 76-të miratoi konkluza shtesë të atyre që u sollën në seancën e 75-të lidhur me importimin, kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar.

Me konkluzat e reja të sjella në këtë seancë, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Qeveria e angazhoi Byronë për metrologji të kontraktojë marrëveshje me trupin e akredituar.

Për marrjen e mostrave të mazutit për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

“Me edhe një konkluzë janë angazhuar edhe Drejtoria Doganore edhe Byroja për metrologji, për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të zbatohet procedurë për marrjen ekzemplarëve për analiza dhe analiza të mazutit, në pajtim me Rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngshme dhe t’i dorëzojnë për analiza në laboratorin e akredituar”, theksojnë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat