Aksident në Strumicë, humb jetën një person nga Tetova

Maqedonia

Aksident në Strumicë, humb jetën një person nga Tetova

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Një aksident në komunikacion afër fshatit Vlladievci u raportua në policinë e Strumicës natën e kaluar (4 qershor) rreth orës 22:00.

Sipas raportit, afër kryqëzimit me rrugën që të dërgon në fshatin Sushevo, një motor “Yamaha” me targa të Shtipit, drejtuar nga T.T. (50) nga Radovishi, goditi një këmbësor 70-vjeçar me inicialet K.Gj. nga fshati Milletin, komuna e Brvenicës – Tetovë.

Këmbësori vdiq në vend, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Mjekësore Strumica. Motoristi është lënduar dhe u dërgua në spital.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertitë nga policia e Strumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat