Grubi priti ambasadoren rumune Aksinte: Meritojmë datë tani

Maqedonia

Grubi priti ambasadoren rumune Aksinte: Meritojmë datë tani

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 00:53
Grubi priti ambasadoren rumune Aksinte

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur në takim ambasadoren e re të Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Adela Monika Aksinte.

Në takim, siç njoftohet në kumtesë, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje të ndërsjellë që japin dy vendet, derisa ambasadorja Adela Monika Aksinte ka theksuar mbështetje të plotë nga vendi i saj për perspektivat evropiane të vendit tonë.

Në këtë drejtim, është vlerësuar se ekziston interes strategjik i gjithë rajonit dhe Evropës që këto prespektiva të jenë si mesazh i fuqishëm që vendi ynë të vazhdojë më tej rrugën e reformave që janë në të mirë të
qytetarëve, e gjithashtu mbi realizimin e qëllimeve strategjike.

Grubi gjatë takimit e ka informuar ambasadoren Aksinte për proceset politike në vend, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e regjistrimit, kurse kanë biseduar për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen diku në fund të vitit si dhe imunizimin që po bëhet në mbarë vendin.

Anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Grubi dhe ambasadorja Aksinte e kanë cilësuar si kontribut në sigurinë e gjithë rajonit, derisa kanë përshëndetur politikat zhvillimore të multikulturalizmit si një shembull në korniza të gjera.

“Qytetarë tanë dhe vendi ynë meritojnë datë tani për çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. I kemi bërë të gjitha dhe tani është radha e Brukselit ta mban fjalën e vet”, tha Grubi.

Grubi dhe Aksinte kanë diskutuar dhe mbi avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sferën e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, transportit, turizmit, kulturës dhe arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat