15 raste të reja dhe 14 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

15 raste të reja dhe 14 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.802 teste, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus.

Në Kërçovë – 5, Shkup – 4, Tetovë – 3, Prilep, Ohër dhe Dellçevë nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 14 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH thonë se sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.583, numri i pacientëve të shëruar është 149.690, numri i vdekjeve është 5.472, ndërsa numri i rasteve aktive është 421.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat