RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Maqedonia

RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, si dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1).

Nga mesnata do të shiten për 1 denarë më shtrejt, krahasuar me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e 14 qershorit 2021, njoftoi sot Komisionin Rregullator për Energjetikë.

Me vendimin e fundit, çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 është 69,50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 është 71.50 denarë për litër.

Ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë shtëpiak (EL-1) do të jetë 62 denarë për litër. Çmimi i Eurodiesel (D-E V) rritet për 0.50 denarë për litër dhe do të arrijë në 62 denarë për litër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat