Zëvendëskryeministri Nikollovski: Secili duhet të ndihmojë në ndalimin e korrupsionit

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Nikollovski: Secili duhet të ndihmojë në ndalimin e korrupsionit

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 19:53
Ljupço Nikollovski

“Është nder që bashkërisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme jemi nikoqirë në Forumin rajonal që po përgatitet “Udhërrëfyesi rajonal për luftimin kundër korrupsionit dhe financave ilegale”, e organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim në partneritet me Sekretariatin për Iniciativë Rajonale për Luftimin e Korrupsionit”, shkroi zëvendëskryeministri, Ljupço Nikollovski.

Ai në “Facebook” njoftoi se gjatë tre ditëve të ardhshme, do të përpiqen bashkërisht t’i definojnë prioritetet për luftimin e korrupsionit dhe financat ilegale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Me entuziazëm të madh presim edhe miratimin e dokumenteve përfundimtare më 25 qershor 2021.

Është hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, dhe na duhet mbështetja e secilit dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Secili mund të kontribuojë, secili mund të ndihmojë në ndalimin e korrupsionit”, shkroi Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat