“Nuk je tip nëse e humb jetën në maturë!”, me këtë moto i uron maturantët në Maqedoni

Maqedonia

“Nuk je tip nëse e humb jetën në maturë!”, me këtë moto i uron maturantët në Maqedoni

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:22
Maqedoni

“Nuk je tip nëse e humb jetën në maturë!”, “Tregoje maturën në vepër!”, “Në festën e maturën pa automobil!”, janë porositë me të cilat Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve ua uroi maturën të gjithë maturantëve.

Nga KRSKRR, tregojnë se askush nuk e konteston vlerën e maturës për çdo maturant, për familjen e tij, për më të afërmit e tij, por që brengos mënyra në të cilën festohen mbrëmjet e maturës: organizohen gara me automobila, drejtohen automjetet pa patentë shoferi, vozitet automjeti nën ndikim të alkoolit, bëhen fotografi dhe video të cilat postohen në Fejsbuk gjatë vozitjes së automjetit.

Kjo, sipas KRSKRR-së, definitivisht nuk është mënyra e vërtetë të demonstrohet matura në vepër.
Gjatë festimeve të maturës, KRSKRR, apelon, së pari deri te prindërit: Ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund t’ua uroni maturën fëmijëve tuaj. Mos i lejoni fëmijët tuaj të shkojnë në maturë me automobilin familjar, dhe mos i lejoni të voziten nga ndonjë maturant tjetër. Gabimet në komunikacion mund të jenë fatale dhe të pendoheni për gabimin e bërë gjithë jetën, por për fat të keq atëherë do të jetë shumë vonë dhe nuk mund të ndryshohet asgjë.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se aksidentet paraqesin një nga arsyet për vdekshmërinë te të rinjtë. Në vit, në botë, rreth 400.000 njerëz të rinj i humbin jetët në aksidente. Kjo do të thotë, çdo ditë rreth 1.100 persona të rinj i humbin jetët në aksidente. Të ngjashme dhe brengosëse janë gjendjet edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

KRSKRR ua uron maturën të gjithë maturantëve dhe apelon “në festën e maturën të shkoni pa automobil, festoni të gëzuar, të lumtur dhe me dinjitet”. Urime matura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat