Pronarët protestojnë në Gradishtë: Të na kthehet toka

Maqedonia

Pronarët protestojnë në Gradishtë: Të na kthehet toka

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Me bllokadë tre-orëshe në hyrje të kampit për automjete në Gradishtë në Ohër, ish-pronarët e pronave në këtë vend atraktiv në brigjet e Liqenit të Ohrit po kërkojnë kthimin e parcelave të konfiskuara në vitin 1957 nga ana e shtetit. Megjithëse një pjesë e pronës që ishte në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase, me ligjin për denacionalizim në vitin 2008 ju kthye kishës, 36 familje dhe rreth 150 trashëgimtarë, për 21 vjet nuk arrijnë t’i kthejnë prapë tokat e tyre. Në vend të kësaj, thonë, autokampi tani është në pronësi të dikujt tjetër.

“Kemi përfitues që përfitojnë nga prona jonë dhe fitojnë para të mëdha. Ndërsa nga e gjithë kjo, shteti nuk ka asgjë. Para dy ditësh kam marrë një njoftim nga inspektorati ndërtimor nga Ohri, ku për momentin konstatojnë 15 ndërtime pa leje. Nëse plazhet në Ohër dhe Strugë rrënohen, ne këtu kemi kriminalitet më të madh”-deklaroi Gjore Taneski-kërkues i pronës.

“Kemi përshtypje se shteti nuk mund të përballet me uzurpatorët e Gradishtës. Toka jonë tani është subjekt i krimit, korrupsionit, shfrytëzimit, pasurimit personal dhe anarkisë. Kur flas për anarki, urdhëroni të gjithë të hyjmë brenda dhe të shihni se si inspektorë, nëpunës shtetëror, gjykatës ndërtojnë në vendin tonë”- tha Andrijana Bashoska – kërkuese e pasurisë.

Këta njerëz thonë se e gjithë prona në Gradishtë vlerësohet në më shumë se 20 milion euro. Gjatë protestës nuk u lejuan të hyjnë brenda njerëzit që kanë kampe aty. Nga Kompania që ka me qira autokampin thonë se ata veprojnë në bazë të marrëveshjes së rregullt me qiradhënësin INEX Gorica AD Ohër.

“Shoqëria jonë, qiramarrësi i autokampit, nuk ka asnjë lidhje me kërkesat për kthimin e pronës nga ish-pronarët dhe nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë tjetër në atë procedurë …”- pohoi TD MKM Nova Trejd DOOEL, Qiramarrës në Gradishte

Megjithatë, nëse nuk ka zgjidhje të shpejtë, ish-pronarët e kësaj toke paralajmërojnë protesta radikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat