Sot një viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot një viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.531 testime për coronavirus, ndërsa 5 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej këtyre rasteve të reja në Shkup janë 2, dhe nga 1 në Veles, Kavadar dhe Berovë.

Nga MSH informojnë se ka ndërruar jetë një pacient, i cili ka qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 86 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.689, prej të cilëve 150.063 janë shëruar, ndërsa 5.485 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (1 korrik) është 141.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat