Filipçe: Me kujdes ndiqet situata, gjendja epidemiologjike është stabile

Maqedonia

Filipçe: Me kujdes ndiqet situata, gjendja epidemiologjike është stabile

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:46
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja epidemiologjike në vend është stabile.

“Deri dje, trendi i rënies së numrave vazhdoi. Javën e kaluar kishte shtatë, më pas gjashtë, ndërsa dje pesë pacientë në 100 mijë banorë, që është shenjë se nuk ka ndryshime”, potencoi ministri Filipçe.

Ai shtoi se institucionet janë shumë të kujdesshme sa i përket ndjekjes së gjendjes me coronavirusit, sidomos me llojin indian që u shfaq në disa vende.

Ne, siç theksoi ministri, mund ta parandalojmë përhapjen duke mos u grupuar. Ai potencoi se shumë e rëndësishme është vetëdija e qytetarëve dhe respektimi i masave që ishin në fuqi duke vlerësuar se të gjithë u mësuam me masat që i rekomandonte Qeveria dhe KSI.

“Trendet e uljes së numrit vazhdoi dhe normalisht kur ka një ulje të tillë, ka edhe lehtësime dhe e kundërta”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat