Ervan Fuere: “BE e tradhtoi Maqedoninë e Veriut”

Maqedonia

Ervan Fuere: “BE e tradhtoi Maqedoninë e Veriut”

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:31
Ervan Fuere

Ervan Fuere, ish ambasador i BE-së në Shkup tha se  BE e tradhtoi Maqedoninë e Veriut. Sipas tij Marrëveshja e Prespës ishte një hap i madh për vendin por metodologjia që kërkonte Franca nuk duhet të ishte pengesë për zgjerimin e BE-së. 

Fuere u shpreh i bindur se po të mos ishte Makron dhe dëshira e tij për metodologjinë Maqedonia do t’i niste negociatat.

 “Po jam i bindur në të, sepse aq sa munda të kuptoj nga debate të ndryshme, po përgatitej që Këshilli Evropian dhe Unioni do të japin dritë të gjelbër për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por me parakushte të caktuara për Shqipërinë për shkak disa kushteve të paplotësuara. Vendimi francez ishte i papritur, që ishte befasia më e madhe sepse vetëm disa ditë para referendumit për marrëveshje, presidenti francez dha deklaratë pozitive dhe shumë të fortë, në të cilën tha se qytetarët ta pranojnë marrëveshjen sepse ardhmërinë e kanë në BE”, tha për TV21, Ervan Fuere – ish-ambasador i BE-së në Shkup.

Intervistën e plotë me ish-ambasadorin e BE-së në Shkup, Ervan Fuere do të mund ta ndiqni në ora 19:00 në TV21 dhe në rrjetet tona sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat