Arrestohet një shtetas shqiptar i cili kërkohej nga Interpoli

Maqedonia

Arrestohet një shtetas shqiptar i cili kërkohej nga Interpoli

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:58
Ilustrim

MPB njofton se dje është arrestuar një shtetas i Shqipërisë i cili kërkohej nga Interpoli i Francës.

“Më 02.07.2021 në orën 14:30 policia në vendkalimin kufitar Blato, është arrestuar SH.C nga R. e Shqipërisë.

Pas një kontrolli në regjistrat zyrtarë, u konkludua se personi ishte nën masën “arrest” me kërkesë të Interpolit France.

Sh.C iu dorëzua oficerëve të policisë nga Stacioni Policor Dibër për procedura të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat