Asnjë viktimë nga Covid-19

Maqedonia

Asnjë viktimë nga Covid-19

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 14:46
Ilustrim

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.028 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Ndërkaq në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik nuk ka regjistruar asnjë të shëruar dhe asnjë viktimë nga Covid-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.706 qytetarë.

Prej tyre, janë shëruar 150.067 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur  5.486 pacientë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat