Flet Matthew Palmer: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi BE-ja

Maqedonia

Flet Matthew Palmer: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi BE-ja

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 17:45
Matthew Palmer

Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Matthew Palmer, tha Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çfarë ka kërkuar BE-ja dhe se e meritojmë datën për fillimin e negociatave.

“Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi Bashkimi Evropian. Meritonte fillimin e negociatave me BE-në. Meritoi konferencën e parë ndërqeveritare.

BE-ja duhet të gjejë mënyrë për ta bërë të mundur këtë, për të hapur rrugën dhe për të filluar konferenca ndërqeveritare.

Ne presim që BE-ja këtë ta marrë seriozisht dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”, u shpreh Mathew Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat