OBRM-PDUKM në takim me ASH-AAA, BDI dhe E Majta

Maqedonia

OBRM-PDUKM në takim me ASH-AAA, BDI dhe E Majta

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 09:42
OBRM-PDUKM

Përfaqësuesit e OBRM-PDUKM sot në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 13:00 do të takohen me deputetë nga partitë politike Aleanca-Alternativa, BDI dhe e Majta, sipas partisë opozitare.

“Në takim do të diskutojnë nevojën e miratimit të një rezolute mbi pozicionet e shtetit të Maqedonisë në lidhje me integrimin evropian dhe pozicionet negative jo-parimore të Bullgarisë me një konsensus të gjerë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Koordinatori i grupit Nikolla Micevski dhe deputeti Antonio Milloshoski do të jenë të pranishëm në takime, ndërsa bashkëbiseduesit e tyre do të jenë kolegët e tyre Halil Snopçe, Arbër Ademi dhe Dimitar Apasiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat