Seancë e re gjyqësore për të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin e Kumanovës

Maqedonia

Seancë e re gjyqësore për të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin e Kumanovës

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet seancë e re për të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin e Kumanovës.

Pasi të dënuarit kishin paraqitur ankesë për dënimet e tyre, Gjykata më e Lartë në shtet, nesër do të diskutoj për këtë çështje, përmes një seance publike ku do të mund të marrin pjesë edhe mediumet.

Përndryshe, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, me burgim të përjetshëm u dënuan Andi Krasniqi, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Gjykata Themelore e Shkupit gjithsej kishte shqiptuar 746 vjet burg pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat