Vaksinat janë efikase kundër coronavirusit

Maqedonia

Vaksinat janë efikase kundër coronavirusit

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj disa prej njoftimeve dhe pikëpamjeve të mediave të transmetuara se vaksina kineze “Sinovak” nuk na mbron nga lloji “delta”.

“Ky pretendim është absolutisht i pasaktë, nuk ka asnjë studim apo provë shkencore që e konfirmon këtë. Ne u bëjmë thirrje mediave të mos publikojnë teza të paverifikuara nga individë që nuk bazohen në informacione zyrtare nga institucionet shëndetësore ndërkombëtare.

Analiza dhe informacioni zyrtar i OBSH-së që miratoi këtë vaksinë, tregojnë se është 51% efektive në mbrojtjen e rasteve asimptomatike dhe mbron 100% nga zhvillimi i sëmundjes së rëndë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata thonë se sipas dy studimeve të fundit të OBSH-së të zhvilluara në Brazil mbi efikasitetin e vaksinës nga llojet e reja që aktualisht janë në qarkullim, është konfirmuar se mbron 50% në studimin e parë, ndërsa 83% në studimin e dytë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat