Qeveria do të ndihmojë udhëzuesit turistik dhe vendet për lojëra

Maqedonia

Qeveria do të ndihmojë udhëzuesit turistik dhe vendet për lojëra

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:55
Ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim që të miratohen 2.460.00 denarë për 80 udhëzues turistik të cilët kanë përmbushur kushtet dhe kriteret në thirrjen publike.

Me këtë vendim, udhërrëfyesve turistik do t’u ndahen 30.750 denarë për tejkalim të pasojave nga coronavirusit, ndërsa kjo masë ishte e përfshirë në Paketën e gjashtë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, 33 operatorëve që organizojnë evente dhe që kanë përmbushur kushtet e thirrjes publike, do t’u ndahen 15.443.661.00 denarë, ndërsa në thirrje kishte 45 aplikime.

Qeveria e Maqedonisë po ashtu vendosi të mbështesë 184 persona juridik që janë regjistruar si studio fotografime dhe Qendra të Fitnesit, ndërsa shuma e paraparë është 11.924.820.00 denarë.

Në mbledhje qeveritare po ashtu u shqyrtua edhe informacioni për rezultatet e thirrjes publike për mbështetje të subjektet që merren me lojëra fëmijës dhe pushimore private për fëmijë nga ku u vendos që të ndahen 5.442.232 denarë nda 73 personave juridikë që i përmbushin kushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat