Janë gati pasaportat e reja me emrin e ri

Maqedonia

Janë gati pasaportat e reja me emrin e ri

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski vizitoi sot Departamentin ku po përpunohen pasaportat, letërnjoftimet dhe dokumentet tjera personale.

“Sot isha për vizitë në Sektorin për Teknologji Informatike pranë Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikacione nga ku po përpunohet dokumentet personale të qytetarëve. Falënderojmë kuadrin udhëheqës të këtij departamenti dhe punonjësit për përkushtimin dhe efikasitetin gjatë realizimit të përditësimit në sistemin për dokumente personale”, u shpreh Spasovski.

Ndryshe, për shkak të kufizimeve në udhëtim, qytetarë të shumtë u paraqitën për aplikim për pasaporta të reja, ndërsa në ndërkohë në MPB kishte ndalesë për shkak të transferimit të të dhënave.

Nga dita e hënë, sipas paralajmërimeve të reja të funksionarëve shtetërorë, filloi edhe përpunimi i pasaportave me ermin e ri kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat