Kanë pranuar dozën e parë mbi 11 mijë qytetarë në Vranje, 6.362 janë rivaksinuar

Maqedonia

Kanë pranuar dozën e parë mbi 11 mijë qytetarë në Vranje, 6.362 janë rivaksinuar

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Në qytetin e Vranjes në Serbi deri tani janë vaksinuar 11.007 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa me dozë të dytë janë vaksinuar 6.362 shtetas të Maqedonisë.

Siç njoftoi “Jugpres”, deri më 6 korrik në Qendrën Sportive në Vranje, e cila është pika kryesore në këtë qytet, numri është 71.693, ndërsa prej tyre me dozën e parë janë vaksinuar 11.007 qytetarë të Maqedonisë.

Rivaksinimin e kanë marrë 6.362 persona, ndërsa gjatë ditës së djeshme 82 shtetas të Maqedonisë kanë pranuar dozën e parë, ndërsa 393 janë rivaksinuar.

Ndryshe, pjesa më e madhe e qytetarëve në Vranje janë vaksinuar me vaksinën kineze “Sinofarm”, ndërsa një pjesë e vogël janë vaksinuar edhe me Pfizer, Sputni dhe AstraZeneca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat